PJESA 3: BAUHAUS - László Moholy-Nagy & Oskar Schlemmer


PJESA 3: BAUHAUS

László Moholy-Nagy & Oskar Schlemmer

 

NGA HISTORY.COM

 

László Moholy-Nagy

Artisti hungarez László Moholy-Nagy mbërriti në shkollë në vitin 1923 për t’i dhënë mësim klasave fillestare dhe ai drejtonte një punishte metali, por pasioni i tij i vërtetë ishte për fotografinë. Moholy-Nagy njihej për eksperimentimin në dhomën e errët, duke përdorur fotograme dhe duke eksploruar me dritën për të krijuar elemente abstrakte nëpërmjet shformimit, hijes dhe linjave të pjerrta, të ngjashme me veprat e Man Ray, megjithëse të konceptuara të ndara prej tyre. Moholy-Nagy krijoi gjithashtru skulptura të tilla si drita e tij kinetike dhe makinat e lëvizjes të quajtura “modulatorët e dritës”, dhe piktura abstrakte, gjeometrike.

 

Oskar Schlemmer

Oskar Schlemmer dha mësim në shkollë nga vitit 1920 deri në vitin 1929, duke u specializuar në dizanj, skulpturë dhe murale, por ai preferoi që të ndiqte teatrin. Ai u emërua drejtor i shkollës së aktiviteteve të teatrit në vitin 1923 dhe krijoi një punishte eksperimentale teatri në vitin 1925. Schlemmer njihet për fokusimin e të gjitha displinave të tij tek trupi njerëzor. Në veprën e tij më të famshme, “Baleti Triadik”, e vitit 1922, Schlemmer i transformoi valltarët e tij në skulptura kinetike, duke i veshur ato me kostume në forma gjeometrike të përbera prej metali, kartoni dhe druri.


Imazhi 1: László Moholy-Nagy, Kartolinë Bauhaus, 1923


Imazhi 2: Oskar Schlemmer, Kinfolk

 

Burimi: https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

Comments