PJESA 3: ÇFARË ËSHTË VIDEO ART? - Artistët e mëdhënj të videos
PJESA 3: ÇFARË ËSHTË
VIDEO ART?
Artistët e mëdhënj të videos
Nga Revista
ARTSPER
Bill Viola, për
shembull, është një mjeshtër i Video Art-it. I ardhur nga gjenerata e dytë e
artistëve të videos, ai adreson tematikat kryesore të historisë së artit: jetën,
vdekjen, natyrën, elementët, të bukurën. Kamera zëvendëson penelin. Ai e trajton
këtë kërkim me kujdes të thellë artistik. Kështu, spektatori ftohet thuajse në
një shijim religjoz të veprës së tij.
Sot,
Video Art ka pushtuar institucionet e botës së artit. Nuk është e pazakontë të
gjejmë brenda një ekspozite bashkëkohore arti një vepër apo një instalacion
multimedia që përzien imazhin, tingullin, artin pamor dhe video.
Për
më tepër, është interesante të vëmë re se në Indeksin e Artit (një klasifikim i
cili i rendit arsitët sipas numrit të shfaqjeve që ata bëjnë në media dhe
institucione), ne gjejmë të paktën 4 artistë të videove në top 10-shen e
artistëve të cilët konsiderohen si më të rëndësishmit në artin bashkëkohor.
Këta
katër artistë të cilët kanë një lidhje me Video Artin, dhe që janë shenjtëruar
nga bota e artit në një shkallë ndërkombëtare, janë Bruce Nauman, Cindy Sherman, William Kentridge dhe
Pipilotti Rist.
Për
shembull, vepra e Pipilotti Rist është e rëndësishme në proporcionet që ka
fituar Video Art në dekadat e fundit. Në vitin 2016, ai u përzgjodh të
ekpozonte punën etij në Times Square (në Nju Jork). Vepra përbëhet nga 62
video, të një madhësie monumentale, mu në mes të të gjithë ekraneve reklamues
në Times Square. Mbi këta 62 ekranë, të cilat shfaqen për disa ditë, tregohen
video të shumta. Aty, në mes të një prej shesheve më emblematike të
kapitalizmit, ajo përplas fytyrën e saj përkundër një dritareje të vendosur
vetëm pak centrimetra larg lenteve të kameras. Fytyra e saj shformohet, tualeti
hapërdahet, ajo vë në pikëpyetje brutalisht, vështrimin që spektatori ka për bukurinë
femërore.
Imazhi:
Pipilotti Rist, Hape lëndinën time, Times Square, 2016
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-video-art/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment