PJESA 3: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? - Ndërmjet globalizimit dhe rivlerësimit komunitar





PJESA 3: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?  

Ndërmjet globalizimit dhe rivlerësimit komunitar  

Nga Revista ARTSPER

 

Bota ka përjetuar një përshpejtim të paprecedentë të globalizimit për disa dekada. Diçka e tillë përkthehet në akses në kultura, ekonomi, industri, informacion, në një shkallë globale.

 

Kështu, një artiste si Cindy Sherman, e cila e ka portretizuar veten në autoportretet e saj për më shumë sesa 40 vjet, mund të ngërtheje stereotipet nga e gjitha bota. Njëherë ajo e prezanton vetveten si një shtëpiake amerikane në vitet 1950, herë të tjera si një aktore japoneze teatri, si edhe në shumë personazhe të tjera.

 

Megjithatë, globalizimi prej shumë kohësh është një shkrirje vetëm e kulturave perëndimore. Apo, ndonjëherë, një përvetësim, nga kultura perëndimore, të kulturave të tjera. E ardhmja mund të jetë më e barabartë, me një rivlerësim të simboleve jo perëndimore, nga artistët jo perëndimorë.  

 

Për shembull, artistit maroken Hassan Hajjaj i pëlqen të lëvdojë kulturën e bazaar-it (një lloj tregu arab). Ai i kushton tribut pionerëve të fotografisë maliane, të tillë si Seydou Keita apo Malick Sidibé. Ai merr zakonet e veshjeve të vendit të tij, të tilla is vellon, dhe e kthen atë në një aksesor të pazakonshëm mode. Ai merr produktet konsumatore lokale dhe luan me paraqitjen e tepruar të brandeve lluksoze të falcifikuara. Duke vepruar kështu, puna e tij përshtatet me logjikën globaliste, por nëpërmjet një prizmi jo perëndimor.      

 

Imazhi 1: Film Still Pa titull, 2015

 

Imazhet 2,3,4,5: Krijime të Hassan Hajjaj


Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments