(PJESA 3): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË - Për shpirtin e saj utopiane dhe revolucionare!



(PJESA 3): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Për shpirtin e saj utopiane dhe revolucionare!

Kundër abstraksionit të ftohtë!

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pierre Alechinsky pasi pa për herë të parë veprat e CoBrA-s në Bruksel, shpalli menjëherë aleancën e tij me shpirtin e tyre utopian, revolucionar. ‘CoBrA,’ tha ai, ‘do të thotë spontanitet; kundërshti totale ndaj llogaritjeve të abstraksionit të ftohtë...dhe ndaj të gjitha formave të ndarjes ndërmjet mendimit të lirë dhe veprimit të pikturimit të lirë.’

 

Do të ishte një ekspozitë e vitit 1949, në Muzeun Stedelijk, në Amsterdam që i solli për herë të parë CoBrA-s një vëmendje më të gjerë globale. Por mbulimi zor se ishte i gjithi pozitiv: ‘Të dobta, të parregullta dhe të njollosura’, lexojnë titujt e një artikulli në një gazetë holandeze. Vetë në ekspozitë, një lexim i poemave CoBrA nxiti anëtarët e audiencës në përleshje me grushta.

 

Në fund të fundit, CoBrA do të konsumohej nga vetë energjia e saj e furishme: grupi u shërbë në vitin 1951, vetëm tre vjet pas ngjizjes së saj. Për pjesën më të madhe diçka e tillë ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve të thella mbi rolin që politika duhet të luajë në art. Ndonëse Constant dhe Jorn mbështesnin lëvizjet Komuniste, Dotrement ndjenjte se grupi duhet të mbetej tërësisht i paangazhuar në politikë.

 

Në fund, Dotremont do të kujtonte, ‘Ne nuk e dinim më nëse ishim shkrimtarë apo piktorë... Alechinsky kolpasoi...Jorn u nis për në sonatorium, siç bëra edhe unë. Nëse do të kishim vazhduar edhe për një muaj tjetër, me atë shpejtësi, nuk do të kishte pasur asnjë të mbijetuar.’

 

Imazhi 1: Pierre Alechinsky (lindur më 1927), Cache-telé (Televizo i Fshehur), 1973

 

Imazhi 2: Asger Jorn (1914-1973), Myr og Mo (Myra dhe Mo), 1950-1952

 

Imazhi 3: Pierre Alechinsky (lindur më 1927), Rruga Mott, 1983

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments