(PJESA 3): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË - Lidhjet me Art Informel & Makinat shitëse që shpërndanin art

(PJESA 3): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

Lidhjet me Art Informel & Makinat shitëse që shpërndanin art

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Lidhjet me Art Informel

Në fund të viteve 1950, Yoshihara vendosi të zhvendoste fokusin e vëmendjes së Grupit drejt Artit Informel, një stil tejet natyral i Ekspresionizmit Abstrakt të Improvizuar, i cili u mor nën mbrojtje nga kritiku francez dhe ish mbështetësi i Gutai-t, Michel Tapié.

 

Ndërmjet viteve 1962 dhe 1972, numri i grupit u fry në 50, dhe në Osaka u themelua një hapësirë e dedikuar veprave të tyre, e quajtur Gutai Pinacotheca. Përveç ekspozimit të Grupit Gutai, galeria priti edhe artistët ndërkombëtarë të tillë si Lucio FontanaGuiseppe Capogrossi dhe Sam Francis. Aty erdhën gjithashtu edhe artistët Jasper Johns dhe Robert Rauschenberg, muzikanti John Cage dhe kritiku dhe kuratori britanik i artit të Guggenheim në atë kohë, Lawrence Alloway.  

 

Makinat shitëse që shpërndanin art

Gjatë kësaj dekade fokusi i Grupit Gutai u zhvendos gjithashtu sërish, këtë herë tek arti i multimedias. Ata instaluan në mënyrë kolektive një makinë shitëse në një dyqan në Osaka ku vizitorët mund të blinin vepra arti të krijuara nga një artist që qëndronte ulur brenda konstruksionit, duke e transformuar rrjedhimisht aktin pasiv të shikimit të artit në një ndërveprim.

 

‘Gjithashtu ata filluan eksperimentimin me “materialet e gjetura” industriale dhe natyrore, të tilla si llampa elektrike, celofan, tym dhe ujë me qëllim për të shtyrë përtej kufijtë e artit të avantgardës,’ thotë Nyzam. 

Imazhi: Jiro Yoshihara (1905-1972), Pa titull, 1971  

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments