(PJESA 3): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART - Kopshti i Edenit: Një mënyrë tjetër për të kuptuar parajsën

(PJESA 3): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Kopshti i Edenit: Një mënyrë tjetër për të kuptuar parajsën

 

Nga Revista ARTSPER

 

Paraqitjet artistike të Kopshtit të Edenit ndryshojnë gjerësisht ndaj portretizimeve të parajsës. Megjithëse, të dyja konsiderohen parajsë në fenë e Krishterë, Kopshti i Edenit nuk ishte i lidhur me përfaqësimin figurativ në të njëjtën mënyrë si parajsa. Ajo ishte në fakt përfaqësim figurativ gjatë Rilindjes, e cila propagandoi me sukses mitin e krijimit. Një nga shembujt më të famshëm të kësaj ishte gravura e ‘Adamit dhe Evës’ (1504) e Albrecht Dürer. Shumë njerëz që e panë këtë gravurë besonin se ishin dëshmitarë të paraqitjes së vërtetë të burrit dhe gruas së parë. Në mënyrë të ngjashme, Bosch e eksploron këtë në triptikun e tij ‘Kopshti i Kënaqësive Tokësore’ – një vepër në panel e cila fillon me Adamin dhe Evën në parajsë. Dürer dhe Bosch ndoqën qasje të ndryshme për të paraqitur Edenin nga artistët të cilët paraqitën parajsën. Megjithatë, ata ende mbetën brenda formulës së artit fetar. Në këto raste, duke punuar për t’i bërë shkrimet biblike më të aksisesueshme përmes përfaqësimit figurativ.

 

Piktura: Hieronymus Bosch, Kopshti Kënaqësive Tokësore, 1490-1500

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

Comments