PJESA 3: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI - Kritika në art: Një analizë e detajuar dhe globale

PJESA 3: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI

Kritika në art: Një analizë e detajuar dhe globale

Zbërthyesi i veprës së artit milimetër për milimetër...

 

Nga Revista ARTSPER

 

Kritikët e artit janë ekspertë të cilët janë në gjendje të kenë, dhe më pas ta transmetojnë, një këndvështrim që është njëherësh i apasionuar dhe teknik. Falë këtyre dijeve të avancuara, kritiku i artit mund të identifikojë me shpejtësi apo të hedhë një hap pas nga tendencat e ndryshme artistike. Por ai mund gjithashtu ta zbërtheje një vepër arti, milimetër për milimetër. Së fundmi, KRITIKËT E TALENTUAR JANË PAK SI ZOGJTË E PRESË NË BOTËN E ARTIT. Ata kanë kapacitetin e dyfishtë për të vëzhguar një vepër arti me një distancë të jashtëzakonshme, duke menaxhuar në të njëjtën kohë analizimin e detajeve edhe më të vogla. Ky këndvështrim – në të njëjtën kohë globale dhe e imët – ofron një analizë të pashembullt të botës së artit ku ata janë një pjesë thelbësore.

 

Imazhi: Portret i Félix Fénéon nga Maximilien Luce, 1903

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-role-of-art-reviews/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments