(PJESA 3): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA - Ai krijoi objekte të çliruara nga graviteti!

(PJESA 3): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA

Ai krijoi objekte të çliruara nga graviteti!  

 

Duke eksploruar materialet industriale dhe mundësitë e shumta që vinin nga teknologjitë e reja në vitet 1970 dhe 1980, Kuramata e ktheu vëmendjen e tij tek akriliku, xhami, alumini dhe rrjetat e çelikut për të krijuar objekte të çliruara nga graviteti, duke përqafuar një transparencë dhe lehtësi të rafinuar. Gjatë kësaj periudhe, ai dizenjoi mobilie të guximshme, të parregullta dhe ndonjëherë surreale, duke përdorur materiale në kontekste poetike apo njerëzore, duke sfiduar vetë rëndësinë e tyre.

 

I frymëzuar nga shpirti lozonjar i Ettore Sottsass dhe një pasion për ngjyrat vibruese, Kuramata u bashkua me Grupin Memphis herët në vitin 1981. “Për të, një objekt, një pjesë mobilie, një instalacion nuk përfundon kurrë brenda vetë kufijve të fizikalitetit të objektit. Për të, rreth një objekti, apo rreth një pjesë mobilie apo rreth një instalacioni nuk ka kurrë heshtje, kurrë pluhur abstrakt; ajri përreth vibron gjithmonë, sikur ai të shkundej nga një provokim qëndror. Kjo është arsyeja përse shumë shpesh Shiro po përpiqej të përfaqësonte jo vetëm objektin, apo mobiliet, apo instalacionin, por gjithashtu shumë vibrime misterioze që prodhoheshin përreth,” ka thënë Ettore Sottsass për dizanjerin.

 

Burimi:

https://www.elledecor.com/it/best-of/a28007947/shiro-kuramata-works-biography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

Comments