PJESA 3: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Përshtatja e një hapësire krijuese të përbashkët & Përqafimi i influencave mesdhetare


PJESA 3: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Përshtatja e një hapësire krijuese të përbashkët & Përqafimi i influencave mesdhetare

 

Nga Revista ARTSPER

 

Përshtatja e një hapësire krijuese të përbashkët

Të ftuar të Suzanne dhe Georges Ramié ishin dhe artistë të tjerë francezë të njohur kryesisht për pikturat e tyre. Midis tyre, Henri MatisseMarc Chagall dhe Victor Brauner. Por kjo përvojë në studion Madoura nuk ishte vetëm profesionale...Në vitin 1953, më francezi i spanjollëve u takua me Jacqueline Roque, bashkëshortia e tij e fundit. Gruaja që shoqëroi Picasso-n deri në fund të jetës së tij ndante me të jetën e përditshme të një artisti, për të cilin qeramikat ishin thuajse një rigjenerim shpirtëror nga kërkesat dhe shqetësimet e pikturës.

 

Përqafimi i influencave mesdhetare

Midis tematikave të preferuara në qeramikat e mjeshtrit të madh andaluzian, spektatori gjen elementët e rinisë së tij ndërmjet Malagas dhe Barcelonës. Në pjatat e tij tipike mesdhetare, ai ka pikturuar diellin, ‘la corrida’, demat, zogjtë, fytyrat e torturuara. Këto vite të gjata të kaluara pa rrënjë zunë vend tek ai. Kështu, ai gjeti strehim tek arti i tij dhe futi në veprat e tij një estetikë mesdhetare, një lloj “gëzimi për të jetuar”. Vazot qipriote e frymëzonin atë dhe ai i stoliste ato me fytyra femërore. Ai paraqiste në vazot e tij skena nga ‘corrida’, ndonjëherë të rrumbullakëta, ndonjëherë ovale. Ai ishte frymëzuar nga qeramikat hispaniko-maure dhe prodhoi pjata dhe artikuj të tjerë të dekoruara në të dyja anët, siç ishin ato që ai kishte parë kur kishte qenë fëmijë.

 

Në qeramikë, procesi krijues reflekton me finesë rrjedhën e jetës njerëzore. Picasso ka qenë mëse i vetëdijshëm për këtë. Baltë, zjarr, vazo. Materiali kalon nëpër cikle të sakta, të cilat megjithatë i lënë një vend shumë të madh shansit. Ky dimension alegorik shprehet në përdorimin që ai i bënte figurës mitologjike dhe nga një ripërdorim i elementëve piktoresk të antikitetit. Ai e shihte këtë si një mënyrë për të shprehur konfliktin e përjetshëm ndërmjet të vdekshmes dhe të pavdekshmes, ndërmjet jetës dhe vdekjes.    

 

Duke i qëndruar i vërtetë besimeve të tij komuniste, Picasso paraqiste pëllumba në qeramikat e tij. Në atë kohë, rikthimi në Spanjë ishte i paimagjinueshëm për artistin, ndërkohë që Gjenerali Franko ishte në pushtet. Për më tepër, angazhimi i tij politik e inkurajonte atë që t’i ofronte pjesët e tij me çmime të përballueshme. 

 

Imazhi 1: Fotografi e Pablo Picasso dhe Marc Chagall në Vallauris, 1948

 

Imazhi 2: Corrida Soleil, 1953

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

Comments