(PJESA 4): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai farkëtoi një shteg të ri për artin abstrakt



(PJESA 4): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai farkëtoi një shteg të ri për artin abstrakt

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Twombly e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 1950, kur piktura Ekspresioniste Abstrakte dominonte skenën e artit të Nju Jorkut. Miqtë e tij Robert Rauschenberg dhe Jasper Johns kërkonin të eksploronin veprat përfaqësuese dhe ndihmuan në shtrimin e themeleve për Artin Pop, duke përfshirë imazherinë bashkëkohore dhe objektet e gjetura në pikturat dhe skulpturat e tyre. Megjithatë, Twombly, ngeci tek abstraksioni, por ai e zhvilloi atë në një drejtim të ri radikal.

 

Në vepra të tilla si “Akademia” (1955) dhe “Pa titull” (1955) ai përdori bojë shtëpie për të shtruar një sfond të zbehtë në të cilin ai mund të shkarraviste dhe gërvishte në mënyrë frenetike me laps dhe shkumsa me ngjyra nëpër të gjithë sipërfaqen e telajos. Rezultati ishte shkëputja nga asbtraktet e pikturuara me pikim të Jackson Pollock dhe pikturat e fushave me ngjyra të Mark Rothko, duke theksuar gjestet nervoze të dorës së Twombly-t dhe duke përfshirë fjalë të shkarravitura, por të lexueshme.

 

Imazhi 1: “Akademia” (1955), Cy Twombly

Imazhi 2: “Pa titull” (1955), Cy Twombly

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments