(PJESA 4): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË - Qëndrueshmëria & huazimi i ideve klasike

(PJESA 4): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË

Qëndrueshmëria & huazimi i ideve klasike

 

E tashmja është një epokë ku ngrohja globale është një çështje reale. Tani është thelbësore që të ndërmerren masa për të garantuar mos cënimin e natyrës. Për këtë arsye, arkitektët modernë dizenjojnë ndërtesa të cilat janë efiçiente nga pikëpamja e përdorimit të energjisë elektrike. Kjo ndodh pjesërisht falë materialeve të ricikluara për porceset e ndërtimit. Këtu duhet të përfshihet përdorimi i paneleve diellore për qëllime të mbulimit. Për më tepër, përdorimi i përhapur i betonit të armuar nuk krijon vetëm ide novatore. Por ai rrit gjithashtu tërheqjen estetike për shumicën e ndërtesave. Këta arkitektë shpresojnë të arrijnë këtë ide. Ata kërkojnë ta bëjën këtë për t’u siguruar që i gjithë projekti të jetë ekonomik. Ata kërkojnë gjithashtu të fokusohen tek mbështetja e nevojave të përdoruesve përfundimtarë të këtyre ndërtesve.

 

Teknikat moderne të ndërtimit huazojnë ide nga stilet klasike. Pa to, ai nuk të kishte avancuar si një art siç ia ka dalë deri tani. Për më tepër, shumica e elementëve varen mbi ide nga fillimi deri në mes të shekullit të 20-të. Me linja të qarta dhe mjeshtërore, arkitektura bashkëkohore tregon një formë krijmtarie e cila rrjedh në mënyrë të lirshme. Midis të tjerash, shumica e vendeve në Evropë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë adoptuar këtë formë. Ajo portretizon shumë prej stileve të lakuara për të lehtësuar lëvizjen. Ndaj nuk çuditemi përse guri gëlqeror, xhami dhe titaniumi nxjerrin në pah elementë thelbësorë. Këta janë elementë të tillë si drita natyrale, materialet që janë miqësore ndaj mjedisit dhe stilet krijuese.

 

Arkitektët që merren me arkitekturën bashkëkohore përdorin programe kompjuterike. Kjo e bën më të lehtë krijimin e kurbave dhe formave të sofistikuara për shumicën e godinave. Shihni Muzeun Guggenheim në Bilbao, Spanjë ndërtuar në vitin 1997. Frank Gehry ka bërë një punë të shkëlqyer falë sistemeve të dizenjimit me ndihmën e kompjuterave. Ai beson tek peisazhet që kombinojnë tiparet natyrore të cilat ndahen nga norma.  

 

Burimi: https://developmentone.net/contemporary-architecture/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments