PJESA 4: BAUHAUS - Joseph Albers

PJESA 4: BAUHAUS

Joseph Albers

 

NGA HISTORY.COM

 

Joseph Albers ka qenë më shumë i njohur gjatë kohës së tij në shkollën Bauhaus për pikturat e tij në xham të vitit 1928, e përbërë me fragmente xhami. Procesi i tij konsiston në spërkatjen me rërë të xhamit, pikturimin e saj me shtresa të holla dhe pjekjen e saj në furrë për të krijuar një sipërfaqe vezulluese. Vepra e tij më e famshme e epokës Bauhaus është një pikturë në xham nga viti 1928, “Qyteti”.    

 

Albers u caktua tek stafi mësimor i Bauhaur në vitin 1923, madje përpra se ai vetë të kishte përfunduar kurset në shkollë. Ai filloi në punishten e pikturimit në xham dhe dha mësim mbi dizenjimin, vizatimin dhe mbishkrimin e mobilierive.   

 

Bashkëshortja e tij, Annie Albers studioi për punim me thurje në Bauhaus, një zgjedhje për shkak të brishtësisë së saj (e shkaktuar nga sëmundja Charcot-Marie-Tooth – një lloj dëmtimi nervash). Shpesh e përmendur si artistia më e rëndësishme e tekstileve të shekullit të 20-të, përpjekjet e saj përfshinin fushën e artit abstrakt me varjet e saj në mur – ajo madje krijoi edhe tekstile të reja.  

 

Studentët e njohur të Albers përfshijnë Marcel Breuer, i cili ka dizenjuar Muzeun Whitney; Wilhelm Wagenfeld, një dizenjues i njohur për produktet e tij shtëpiake; mjeshtri i poçarisë Otto Lindig; dhe dizenjuesi i mobilierive, Erich Dieckmann.

 

Imazhi 1: Josef Albers, Hommage au Carré, 1965

 

Burimi: https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments