PJESA 4: ÇFARË ËSHTË VIDEO ART? - Video Art, një shprehje e madhe artistike

PJESA 4: ÇFARË ËSHTË VIDEO ART?

 

Video Art, një shprehje e madhe artistike

E ardhmja e Video Art   

Nga Revista ARTSPER

 

Në të vërtetë, është e vështirë të përcaktojmë Video Art-in në një përkufizim të thjeshtë. Disa artistë përdorin mjete teknike faraonike, të tillë si Matthew Barney apo Steve McQueen. Të tjerë, në të kundërt, këmbëngulin në interpretime, pasqyrime joprofesionale si Andy Warhol. Disa zgjedhin ‘fiction-in’ (trillimet), ndërsa disa të tjerë flirtojnë me abstraksionin. Dhe kufijtë me kinemanë dhe videot muzikore janë ekstremisht të trubullta, për të mos thënë shumë poroze. Në veçanti, ne mendojmë për Louis Buñuel, i cili zhvilloi Surrealizmin në kinema. Ne mund të mendojmë gjithashtu për Steve McQueen, i cili gjithashtu është një artist video, por gjithashtu regjizor filmash dhe klipesh. Apo madje edhe artisin e rrugës JR i cili nuk ka hezituar të bashkëpunojë me aktorët e mëdhenj si Robert de Niro, apo regjizoren gjeniale si Agnès Varda për të prodhuar filma të shkurtër të cilët janë goditës për bukurinë dhe fuqinë e tyre.

 

Sot, Video Art vazhdon të evoluojë me teknologjitë dhe përdorimet e reja. Në një kohë kur të gjithë kanë një kamera 4K në xhepat e tyre, dhe janë vetëm një gisht larg nga një platformë transmetimi që mund të arrijë miliarda njerëz, si ia del Video Art të menaxhojë adaptimin ndaj këtyre tendecave të reja? Boja mbi këtë pyetje është ende e njomë, dhe neve do të na duhet ta kuptojmë më mirë situatën për të dalluar impaktin e këtyre zhvillimeve madhore mbi Video Art.  

 

Imazhi: JR, Ellis, 2015

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-video-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments