PJESA 4: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? - Krijimi dixhital, një e ardhme thelbësore e artit


PJESA 4: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?  

Krijimi dixhital, një e ardhme thelbësore e artit  

 

Nga Revista ARTSPER

 

Shfaqja e kompjuterave modern, njëzetë vite më parë, është padyshim revolucioni artistik më i madh në progres. Me shumë gjasa ky revolucion do të vazhdojë të përcaktojë një pjesë të së ardhmes. Ashtu siç lindi Impresionizmi shpikjen e bojave me tubetë, kompjuteri (dhe sot celularët dhe tabletët) hapin mundësi krijuese të pafundme.

 

Është ende e vështirë të shohim se si programe kompjuterike si “Photoshop” (program kompjuterik, të cilat lejojnë, mes të tjerash, realizimin e fotomontazheve dhe ri-prekjen e fotografive) apo “Blender” (program kompjuterik që lejon, mes të tjerash, modelimin dhe animimin 3D) do të revolucionarizojnë artet.

 

Artistët “Beeple”, të panjohur deri kohët e fundit, janë emblematikë të mundësive të reja krijuese të lidhura me këtë program kompjuterik. Dhe mundësia e marketimit të këtyre veprave dixhitale në formavë e NFT-ve vetëm sa do t’i rrisë potencialet krijuese të lidhura me këto instrumente të reja.

 

Imazhi 1: Miguel Chevalier, Parajsa Dixhitale, 2014

 

Imazhet 2: Beeple, Dita kryesore, 2020


Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

Comments