(PJESA 4): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË - Një vorbull krijimi!

(PJESA 4): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Një vorbull krijimi!

Aspiratat për rishpikjen e civilizimit nëpërmjet rishpikjes së artit

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Ekspozita e fundit e CoBrA-s, në Liège, Belgjikë, në nëntor 1951, solli së bashku të gjithë anëtarët kyç, duke paraqitur gjithashtu veprat e disa prej miqve të famshëm – duke përfshirë Joan Miró dhe Alberto Giacometti.  

 

Megjithëse jetëshkurtër, padyshim që CoBrA la gjurmë tek anëtarët e saj, nga Jorn dhe Enrico Baj, të cilët u hodhën në territore të reja, tek Appel dhe Alechinsky, të cilët vazhduan me zhvilimin e mëtejshëm të idiomës së CoBrA-s në veprat e tyre.

 

Gjaku i CoBrA-s mund të gjurmohet nëpërmjet primitivizmit të Jean Dubuffet, stilit të Artit Brut; performancat e grupit japonez Gutai; pozicionet gjestuale të Ekspresionizmit Abstrakt në Nju Jork; dhe imazhet e gjalla të Jean-Michel Basquiat. Në vitin 1955, rëndësia e CoBrA-s për zhvillimin e artit modern u çimentua nga themelimi i Muzeut CoBrA të Artit Modern në Amsterdam.

 

‘CoBrA ishte një influencë radikale mbi të gjithë gjeneratën e artistëve,’ thotë Victoria Gramm, specialiste e Christie’s në Amsterdam. ‘Pasuria, bollëku i saj bruto, që mund të shihet tek impasto (teknika e aplikimit të bojës) vërtitëse e Karel Appel dhe format valëzuara të Jorn dhe Alechinsky, ishin kyçe për skenën e artit të pas-luftës dhe artit evropian. Edhe pas shpërbërjes së CoBrA-s, këta artistë vazhduan të udhëtonin ndërkombëtarisht, të formonin grupe të reja dhe të eksploronin mediume të reja. ATA ISHIN ME TË VËRTETË NJË VORBULL KRIJIMI.’

 

Të lidhur së bashku nga rezistenca e tyre shpirtërore ndaj mënyrave të pranaura të artbërjes, aspiratat e tyre për të rishpikur civilizimin nëpërmjet rishpikjes së artit, e bëri CoBrA-n ndoshta lëvizjen e fundit me të vërtetë avantgarde të shekullit të 20-të.

 

Imazhi: Fotografi e Corneille (majtas) dhe Constant në studion e Corneille-s, 1949

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments