(PJESA 4): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË - Për Ekspozitën Botërore të vitit 1970: një kamion fishekzjarresh që frynte flluska & Influenca tek lëvizjet e tjera, nga Arte Povera tek Lëvizja Zero

(PJESA 4): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

Për Ekspozitën Botërore të vitit 1970: një kamion fishekzjarresh që frynte flluska & Influenca tek lëvizjet e tjera, nga Arte Povera tek Lëvizja Zero  

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Për Ekspozitën Botërore të vitit 1970: një kamion fishekzjarresh që frynte flluska  

Megjithatë, arritja kurorëzuese e Grupit erdhi në vitin 1970, ku atyre iu kërkua të merrnin pjesë në Ekspozitën Botërore të Japonisë, në Osaka. Atje, ata koreografuan një ceremoni performance arti, e cila përfshinte njerëz të ngritur në ajër mbi balona të mëdha dhe një kamion fishekzjarresh që frynte flluska. Megjithatë, ekspozita, shërbeu si një parathënie e vetë vdekjes së Grupit. Shpejt shumë nga figurat e saj kryesore hoqën dorë, ndërsa disa artistë të rinj në grup u zhgënjyen me praktikat e tij. Përfundimisht, lëvizja shteroi në vitin 1972 pas vdekjes së Yoshihara-s.

 

Influenca tek lëvizje të tjera, nga Arte Povera tek Lëvizja Zero

Pavarësisht faktit se, anëtarët e Grupit Gutai prodhuan vepra të guximshme të cilat formuan ura ndërmjet artit, trupit, hapësirës dhe kohës, veprat e tyre ranë në errësirë jashtë Japonisë për 40 vjet.  

Falë një vale të re studiuesish dhe kuratorësh ata po vlerësohen tani për prodhimin e një trashëgimie afatgjatë, e cila i parapriu Arte Povera dhe Fluxus, dhe në fazën e tij të dytë i parapriu artit konceptual, në mënyrë më të dukshme artistëve të Lëvizjes Zero, një rrjet ndërkombëtar artistësh evropian, të cilët ndanin aspiratat e Gutai-t për të transformuar dhe ripërkufizuar artin.

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments