(PJESA 4): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART - Kur u ndanë nga tradita portretizimet e parajsës?


(PJESA 4): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Kur u ndanë nga tradita portretizimet e parajsës?

 

Nga Revista ARTSPER

 

Në shumë mënyra, portretizimet tona të parajsës në art kanë qenë reflektime të shoqërisë së kohës. Shoqëria e shekullit të 19-të kaloi në laicizëm. Për pasojë, koncepti i parajsës ndryshoi në formën e tij moderne tokësore. Kjo reflektohet në veprat e ndryshme të peridhës, për shembull, ‘Fushat e Parajsës’ së John Martin. Megjithëse, të frymëzuara nga paraqitja hyjnore e ‘Gjykimit të Fundit’ të Shën Xhonit, Martin u largua nga paraqitja qiellore e parajsës. Në vend të kësaj ai zgjodhi të paraqiste natyrën në të gjithë alegorinë e saj, duke përfshirë edhe malin e Olimpit.

 

Kjo tendencë vazhdoi në shekullin e 20-të me ‘Parajsën Tokësore’ të Pierre Bonnard. Mes eksplorimit të gjallë të ngjyrës dhe ndriçimit, Bonnard ilustronte një gamë kafshësh, duke përfshirë një gjarpër kopshti thuajse të padallueshëm. Kjo është një parodi e gjarprit biblik të Edenit. E pikturuar në konteksitn e Luftës së Parë Botërore, vizioni arkadian i Bonnard-it është më pak edenik se veprat që i kanë paraprirë asaj. Rrjedhimisht, kjo është një dëshmi e natyrës kalimtare të kupitmit tonë për parajsën.

 

Piktura 1: John Martin, Fushat e Parajsës, 1851

Piktura 2: Pierre Bonnard, Parajsa Tokësore, 1916-1920

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

Comments