PJESA 4: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Çfarë vendi zenë qeramikat e Picasso-s në krijmtarinë e tij & Po sot?


PJESA 4: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Çfarë vendi zenë qeramikat e Picasso-s në krijmtarinë e tij & Po sot? 

Zjarri dhe paparashikueshmëria e tij

 

Nga Revista ARTSPER

 

Çfarë vendi zenë qeramikat e Picasso-s në krijmtarinë e tij

Zhdërvjelltësia e baltës i hapi rrugën Picasso-s për një qasje të re plastike. Éric Moinet dëshmon: “Ai ka pasur një influencë të konsiderueshme tek puna e qeramistëve nga vitet 1950 dhe 1970, dhe është “një nga të parët që e ka skalitur qeramikën në gjuhën artistike të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.” Si në pikturë, artisti ndahet nga kodet dhe eksploron teksturën dhe elementët, duke përfshirë zjarrin dhe paparashikueshmërinë e tij. Por mos u mashtroni, artisti nuk ndahet nga dashuria e tij e parë, piktura. Në vitin 1957, 10 vjet pas zbulimit të baltës, ai ri-interpreton pikturën e famshme të Diego Velázquez, Las Meninas.     

 

Gjithashtu, në shumë qeramika të Picasso-s, ne mund të gjejmë elementë me të cilat artisti e ka mësuar shikuesin në pikturë. Ky është rasti me Fytyrën Nr. 192, një pjatë e dekoruar me një fytyrë njerëzore, jehonë e pikturave të tij në vaj. Duke praktikuar qeramikë, artisti spanjoll ri-lidhet me shpirtin e fëmijërisë së tij dhe zbulon një pasion të ri. Në fakt, artisti po ndërtonte një rrugë shpëtimi; ai i kushtonte të njëjtin proces krijues kësaj praktike të papritur siç bënte me pikturat e tij.  

 

Me ndihmën e Fabrikës Madoura, Picasso redaktoi 633 nga qeramikat e tij. Për të bërë këtë, ai jipte udhëzime mbi një numër printimesh që duheshin prodhuar. Edhe më mirë, ai i stampoi disa prej tyre me fjalët “printime origjinale të Picasso-s”. Në të vërtetë, artisti ishte thuajse fetar rreth pjesëve që nënshkruheshin, numëroheshin, datoheshin, dhe ndonjëherë edhe u vendosej vendi. Megjithatë, Picasso kishte për synim që pjesët e tij në terrakota të përdoreshin në përditshmëri. Ai i shkroi mbi këtë subjekt André Malraux: “Unë kam bërë pjata, mbi to ju mund të hani”.

 

Po sot? 

Sot, veprat e nënshkruara në baltë të Picasso-s po fitojnë famë gjithnjë edhe më shumë. Po shfaqen ekspozita të dedikuara, të tilla si “Picasso qeramist dhe mesdhetar” në vitin 2014 në Centre d’art des pénitents noirs në Aubagne apo ajo e kohëve më të fundit “Picasso-Rodin” në Muzeun Picasso në Paris. Për më tepër, kërkimet rreth veprës së monumentit të artit modern vazhdojnë të thellohen. Në tregun e artit, qeramikat e tij vendosen rregullisht në ankande. Kohët e fundit, Christie’s vendosi një rekord në shitje me Grand vase aux femmes voilées, e shitur për 1.14 milionë euro. Historia e Pablo Picasso-s është një burim i përjetshëm frymëzimi për pasuesit e tij. Tani, ai është subjekt i studimeve të shumta, në kuadër të çështjeve shoqërore bashkëkohore.   

 

Imazhi 1: Fytyra Nr. 192, 1963

 

Imazhi 2: Grand vase aux femmes voilées, 1950

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments