(PJESA 5): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai ka qenë i frymëzuar nga kultura klasike



(PJESA 5): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai ka qenë i frymëzuar nga kultura klasike

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Twombly ishte i magjepsur nga historia, mitologjia klasike dhe poezia. Kjo bëri që ai të vendosej në Itali në vitin 1957, ku ai mund të jetonte mes rrënojave antike të Romës dhe të gëlltiste atmosferën mesdhetare.  

 

Vitet që pasuan panë një ndryshim dramatik në stilin e Twombly-t. Pikturat e tij të fillim viteve 1960 u bëmë më shumëngjyrëshe dhe më kaotike, duke qenë se ai filloi të përdorte vaj. Ato kanë shumë më shumë shenja të variueshme, dhe fusha të mëdha të sfondit janë lënë të paprekura, duke i dhënë pikturës si ato të serisë së tij skatologjike – Ferragosto – të vitit 1961 një impakt të thellë.

 

Me progresimin e karrierës së tij, Twombly rivizitoi paletën e tij të kufizuar dhe pikturat e tij novatore të viteve 1950, të tilla si serinë ‘dërrasa e zezë’, pikturuar ndërmjet viteve 1967 dhe 1971. Por ai prodhoi gjithashtu edhe vepra gjithnjë edhe më të harlisura të tilla si “pikturat e gjelbra” të viteve 1980, dy variantet e tij të ‘Quattro Stagioni’ (Katër Stinët) në vitet 1990, Lepanto, dhe serinë e tij Bakusi, të pikturar në vitet 2000.

 

Zakonisht ai punonte me seri, duke sksploruar me themel një tematikë për një periudhë disa vjeçare dhe më pas duke pushuar, ndonjëherë për disa vite, përpara se të ndërmerrte një drejtim të ri.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

Comments