(PJESA 5): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË - Çatitë e sheshta dhe me mbivarje & dizanjot që përputhen me natyrën

(PJESA 5): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË

Çatitë e sheshta dhe me mbivarje & dizanjot që përputhen me natyrën

 

Forma e vjetër e ndërtimit të çative ka qenë gjithashtu e kufizuar tek dizanjot trekëndore të ngritura në majë. Kjo është më shumë e asociuar me ndërtesat amerikane. Por tendenca e re ka shpikur idenë e çative të shehta me mbivarje. Kjo krijon më shumë hije. Ajo e bën këtë duke mbrojtur ndërtesën tuaj nga elementët e panevojshëm. Këto çati e projektojnë gjithashtu arkitekturën në mjedisin e jashtëm, duke ofruar kohezivitet. Kështu, ju do të keni më shumë arsye për të shijuar mjediset e jashtme.

 

Arkitektura bashkëkohore është gjithashtu në harmoni me natyrën dhe strukturën. Dizanjot klasike i pozicioninin dritaret në qendër të mureve dhe i përdornin ato për të parë jashtë. Në të kundërt, dizanjot bashkëkohore përdorin panele të mëdha xhami për të lejuar hyrjen e dritës natyrore. Për më tepër, ngrohja pasive diellore gjeneron rehati dhe hapje edhe gjatë dimrit.

 

Strehimi ekologjik formon një nga elementët më kritikë të arktiekturës bashkëkohore të fokusuar tek mjedisi. Kur arkitektët përdorin materiale natyrale dhe stile ndërtimi, ata kthehen tek natyra për frymëzim. Gjithashtu, ata sigurohen që kjo nuk do të ketë një impakt negativ tek krijesat e gjalla. Edhe më mirë, dizanjot përplotësojnë dhe harmonizojnë mjedisin natyral. Kjo shpjegon faktin përse shumica e ndërtesave të krijuara në një mënyrë të tillë i bën ato në mënyrë të vetëdijshme më shumë pjesë të natyrës.

 

Burimi: https://developmentone.net/contemporary-architecture/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments