PJESA 5: BAUHAUS - Mies van der Rohe & Fundi i Bauhaus


PJESA 5: BAUHAUS

Mies van der Rohe & Fundi i Bauhaus

 

NGA HISTORY.COM

 

Mies van der Rohe

Në vitin 1928, arkitekti zviceran Hannes Mayer mori drejtimin e shkollës Bauhaus nga Gropius, por qëndrimi i tij në shkollë ishte një kohë problematike, ku raporti studentë/mësues u kthye në një problem të madh për shkollën dhe ku kishte mosmarrëveshje të ndryshme mes studentëve komunist dhe anëtarëve anti-komunistë të fakultetit. Ai u largua nga ky pozicion në vitin 1930. Ludwig Mies van der Rohe konsiderohej si arkitekti numër një në Gjermani kur ai u zgjodhe nga Gropius për të marrë përsipër drejtimin e shkollës në të njëjtin vit. Nën drejtimin e tij, shkolla ndërroi vendndodhje gjatë përpjekjeve të saj për të mbijetuar me Partinë Nacional Socialiste të Gjermanisë (Nazistët).

 

Fundi i Bauhaus

Zgjidhja e Mies van der Rohe ndaj ndërhyrjes së nazistëve lidhur me shkollën ishte lëvizja e saj në një fabrikë të zbrazët telefonash në Berlin dhe emërtimi i saj si një institucion privat. Por Nacional Socialistët vazhduan ta ngacmonin shkollën, duke sulmuar atë që të nazistët e perceptonin si një ideologji sovietiko-komuniste dhe kërkonte që simpatizantët nazistë të zëvendësonin anëtarët e përzgjedhur të fakultetit. Fakulteti refuzoi kategorikisht të punonte me nazistët, dhe në vend që të bashkëpunonin me ta, shkolla u mbyll në vitin 1933 me votën e fakultetit. Në vijim të këtij vendimi, Mies van der Rohe, Gropius, Albers dhe shumë të tjerë brenda shkollës Bauhuaus fluturuan për në Shtetet e Bashkuara, ku ata vazhduan të kishin një influencë të thellë dhe të afatgjatë në artin dhe dizanjin e shekullit të 20-të.

 

Imazhi 1: Mies van der Rohe

 

Imazhi 2: Mies dizenjoi “Karrigen Barcelona” në bashkëpunim me arkitekten Lilly Reich, e cila është kthyer në ikonë për Bauhaus. 

 

Burimi: https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments