(PJESA 6): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Minimalistët nuk i pëlqenin veprat e tij, por muzetë dhe studiuesit i adhuronin ato

(PJESA 6): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Minimalistët nuk i pëlqenin veprat e tij, por muzetë dhe studiuesit i adhuronin ato

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S   

 

Veprat e hershme të Twombly-t tërhoqën kriticizëm, madje edhe u përqeshën. Në vitin 1964, katër vite pas shfaqjes së tij të fundit në Nju Jork, Castelli ekspozoi ‘Nëntë diskutimet e tij mbi Commodus-in’, një suitë me nëntë piktura. Në një qytet tani të magjepsur nga Arti Pop dhe Minimalizmi, veprat çmendurisht ekspresioniste të Twombly-t, me referencat e tyre klasike, i dukeshin disave të parëndësishme. Artisti minimalist dhe kritiku Donald Judd ishte veçanërisht i ashpër: ‘Tek këto piktura nuk ka asgjë,’ shkruante ai.

 

Pavarësisht vlerësimeve të tij të ashpra, interesi institucional dhe i studiuesve në veprat e Twombly-t vazhdoi të rritej. Veprat e tij ishin shfaqur në Bienalen e Venecias në vitin 1964, dhe studimi i parë madhor i veprave të tij u mbajt në Qendrën e Artit Milwaukee në vitin 1968, kur Twombly ishte 40 vjeç.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

Comments