PJESA 6: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? - Po rreth NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)?

PJESA 6: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?  

Po rreth NFT-ve (Imazhet Simbolike të Pakëmbyeshme)?

 

Nga Revista ARTSPER

 

Për ta përmbyllur, shfaqja e artit dixhital, dhe veçanërisht ngritja e NFT-ve, po i errëson edhe më tej kufijtë e veprave të artit. Ndonjëherë është e vështirë të dallojmë nëse një “CrytpoPunk” (si në këtë imazh) është më afër një vepre arti, apo ndaj një karte shumë të rrallë “Pokémon”.

 

Por nëse arti është një reflektim i shoqërisë sonë, le të mbetemi ne syhapur rreth asaj që karakterizon kohët tona. Komoditeti dhe shoqëria e ‘qejfit’ janë kthyer në totemat e saj. Dhe do të ishte e habitshme nëse këto manifestime artisitike janë përfundimisht ato që do të rezonojnë më shumë në të ardhmen.

 

Mundësitë artistike të lidhura me evolucionet sociale dhe teknologjike janë virtualisht të pakufishme, dhe është shumë e vështirë të vlerësojmë se cila dhe si do të jetë e ardhmja e artit. Ka kaq shumë koncepte rreth asaj që mund të shënjojë kohët tona, por vetëm një ‘parashikues’ do të ishte i aftë të shihte një trajektore lineare. Kështu, le të përpiqemi të mbajmë të hapura sytë, dhe veçanërisht mendjet tona.   

 

Imazhi: Cryptopunks 

 

Përkufizim: Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art, muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program kompjuterik si shumë kripto.


Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments