(PJESA 7): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai nuk i braktisi Shtetet e Bashkuara

(PJESA 7): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai nuk i braktisi Shtetet e Bashkuara

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pas mbërritjes së tij në Romë në vitin 1957, Twombly u takua me Giorgio Franchetti dhe motrën e tij Tatiana, të cilët ishin nga një familje e njohur aristokrate me një interes në art. Shfaqja e tij e parë në Itali, në vitin 1958, nuk u prit edhe aq mirë në Romë apo Venecia, por ai i shiti të gjitha pikturat kur lëvizi në Milano, dhe shumë shpejt ishte një listë pritjeje për veprat e tij të reja. Më vonë, gjatë atij viti ai u kthye në Nju Jork dhe firmosi me tregtarin më të fuqishëm në qytet, Leo Castelli, i cili tashmë përfaqësonte Rauschenberg dhe Johns.

 

Twombly u martua me Tatiana-n në Bashkinë e Nju Jorkut në vitin 1959. Ata patën një djalë, Cyrus Alessandro, të njëjtin vit, dhe qëndruan të martuar deri në vdekejn e Tatiana-s në vitin 2010, megjithëse ata jetuan jetë gjerësisht të pavarura.

 

Pavarësisht se kritikët në Shtetet e Bashkuara ndonjëherë hidhnin akuza ndaj Twombly, i cili kishte refuzuar vendin e tij duke kaluar shumë kohë në Itali, ai kishte disa studio dhe shtëpi në Sh.B.A gjatë karrierës së tij, në Lexington dhe Nju Jork. E pazakontë për një artist me rrënjë në botën klasike, ai iu përgjigj uljes së parë në Hënë në vitin 1969, duke pikturuar serinë Bolsena, 14 piktura të frymëzuara nga kjo ngjarje.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

Comments