(PJESA 8): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai ishte gjithashtu një skulptor dhe fotograf i madh

(PJESA 8): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai ishte gjithashtu një skulptor dhe fotograf i madh

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Ndonëse ai njihet më shumë për pikturat e tij, Twombly ka bërë gjithashtu skulptura dhe mijëra vizatime dhe ka qenë i dhënë pas fotografisë.

 

Ndryshe nga pikturat e tij, të cilat variojnë në madhësi nga të mëdha në monumentale, skupturat e tij janë më së shumti modeste në madhësi. Ato përbëhen nga materiale të gjetura dhe zakonisht janë me ndërtim të thjeshtë, duke i ngjarë shpesh totemeve, altarëve apo faltoreve, dhe zakonisht janë të veshura në allçi apo bojë të bardhë, duke i dhënë atyre një prani të mbinatyrshme. Ai ndaloi së bëri skulptura për 17 vjet pas vitit 1959, por e rifilloi atë me gjallëri të madhe në vitet 1970. I pyetur mbi boshllëkun e tij nga Serota, ai u përgjigj, tipikisht në mënyrë të mistershme, “Nuk e di. Sepse nuk do të kem dashur.”

 

Twombly ka bërë gjithashtu shumë fotografi dhe Polaroid-e, ndonjëherë për të ushqyer artin e tij, por shpesh ato janë rekorde të punëve në progres në studion e tij apo për t’i kujtuar atij vendet apo miqtë.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments