(PJESA 9): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Por ai nuk rreshti kurrë së pikturuari

(PJESA 9): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Por ai nuk rreshti kurrë së pikturuari

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Në vitin 2001, kur ishte në moshën 73 vjeçare, cikli epik i pikturave të Cy Twombly, Lepanto, u ekspozua në Bienalen e Vencias. Ai ishte komisionuar nga drejtori i saj, kuratori i njohur zviceran, Harald Szeemann (1933-2005), për të prodhuar një vepër sipas zgjedhjes së tij.  Szeemann e kishte admiruar për dekada me rradhë krijmtarinë e Twombly-t, duke komentuar në vitin 1987: ‘në letër, në telajo, dhe në struktura skulpturore – veprat e tij përmbajnë një freski shpikjeje spekulative, e megjithatë ato mbajnë brenda vetes farat e përjetësisës’.

 

Twombly zgjodhi si subjekt të tij një betejë vendimtare në bregdetin grek, ku në vitin 1571 një flotë spanjolle dhe anijesh veneciane mundën marinën osmane. Vepra rezultuese ishte një tur force: 12 piktura abstrakte shumëngjyrësehe të trazuara, të cilat në lëvizje paraqesin tmerrin që po shpaloset nga ky takim, përballje. Të njëjtin vit, juria e Bienalës i prezantoi atij çmimin e Luanit të Artë për arritje për jetë.

 

Twombly tashmë kishte marrë prestigjozen ‘Praemium Imperiale’ nga Japonia në vitin 1996, dhe u bë kavalier nderi i Legjonit të Nderit të Francës në vitin 2010, vitin përpara vdekjes së tij. Luvri e komisionoi atë për të pikturuar një vepër mbi tavanin e Sallës së Bronzit, e cila përfundoi në vitin 2010. Në atë koshë, ai ishte vetëm artisti i tretë i gjallë i ftuar për të përmirësuar një nga pjesët e brendshme të muzeut.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments