Poezia “Ata që nuk vallëzojnë” - Nga Gabriela Mistral

Një fëmijë i sakatuar

Tha, “Si të vallëzoj?”

Lëre zemrën tënde të vallëzojë

Thamë ne

Më pas, invalidi tha:

“Si të këndoj?”

Lëre zemrën tënde të vallëzojë

Thamë ne

Më pas, foli gjembaçi i varfër i vdekur

Po unë, si të vallëzoj?

Lëre zemrën tënde të fluturojë në erë

Thamë ne

Më pas, Zoti foli nga sipër

“Si të zbres nga bluja?”

Eja të vallëzosh për ne këtu në dritë

Thamë ne

E gjithë lugina po vallëzon

Së bashku nën diell

Dhe zemra e atyre që nuk bashkohen me ne

Kthehet në pluhur, në pluhur

Poezia “Ata që nuk vallëzojnë”

Nga Gabriela Mistral

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti


Fotografia, Moyses Levy

Comments