Poezia “Ne paqe” - Nga Amado Ruiz de Nervo

Shume afer perendimit tim, te bekoj, Jete

Sepse ti nuk me dhe kurre shpresa deshtake
Apo vepra te padrejta, as ndeshkime te pamerituara
Sepse ne fund te rruges sime te ashper shoh se
Une isha arkitekti i vete fatit tim
Qe nese nxorra mjalte apo vrer nga gjerat
Eshte sepse tek to hodha vrer apo mjalte te shijshem
Kur mbolla shkurre trendafilash
Gjithmone kam vjelur trendafila
E vertete, lulezimet e mia
Do te ndiqen nga dimri
Por ti nuk me the se Maji nuk ishte i perjetshem
Sigurisht qe netet e dhimbjes sime ishin te gjata
Por ti nuk me premtove vetem nete te mira
Por une kalova edhe disa shenjterisht te qeta…
Une desha, me deshen, dielli e perkedheli fytyren time
Jete, ti nuk me detyrohesh asgje!
Jete, jemi ne paqe!
Poezia “Ne paqe”
Nga Amado Ruiz de Nervo
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Comments