Poezia “Paqendrueshmerite” - Nga Amado Ruiz de Nervo
Kisha nje ideal, ku eshte?
Strehoja nje virtyt, perse ka shkuar?
U kalita, ku eshte zhgualli im i forte?
Mbi cilen fushe te pergjakshme beteje
Me lane keshtu, te trishtuar dhe te mundur?
Perse nuk e mbush vetedijen time me shkelqimin tend?
Kam frike nga dyshimi i tmerrshshem qe me helmon
Dhe cka sheh te rrokulliset ne rere
Dhe, si nje mbret
Ti ul gishtin tend
O shekull dekadent, qe mburresh se zoteron te verteten
Ti qe mburresh se me Zotin
Dhe me vdekjen
Ke bere nje pakt
Kthema mbrapsht besimin tim, une jam nje Kakta
Qe perkedhel kufomen e Atala-s se tij…
Une desha dhe ti me the:
Dhe pasioni im u shua
Luftova sypatrembur
Me Krishtin si nje parzmore
Cope pas cope
Ne skajin shpues te celikut tend
Une jam i etur per te ditur dhe ti nuk me meson
Une jam i etur per te perparuar dhe ti nuk me ndihmon
Une jam i etur per te besuar dhe ti me hedh nga shkembi
Ne detin e teorive ne te cilin ti enderron
Per te gjetur zgjidhjet e dyshimeve te tua
Dhe une bie
Epo ti e sheh
Une nuk mund te luftoj me pa dashuri
Pa besimin e paqte
Qe ndricon rrugen time
Dhe une kam frike…
Merrme, per hir te Zotit!
Ngrije gishtin mbreteror
Mos me vrit ne arene!
Poezia “Paqendrueshmerite”
Nga Amado Ruiz de Nervo
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment