Poezia “Pylli me pisha” - Nga Gabriela Mistral

EJA TË SHKOJMË TANI NË PYLL

Pemët do kalojnë krahë fytyrës tënde

Dhe unë do të ndaloj dhe do të të ofroj tek to

Por ato nuk mund të përkulen

Nata vëzhgon krijesat e saj

Përveç pemëve të pishave që nuk ndryshojnë kurrë:

Pranverat e vjetra të plagosura që pranverojnë

Rrëshira e bekuar, pasditet e përjetshme

Nëse ato do të mundnin, pemët do të të ngrinin lart

Dhe do të të mbanin nga lugina në luginë

Dhe ti do të kaloje nga krahu në krah

Një fëmijë që vrapon

Nga ati në at

 

Poezia “Pylli me pisha”

Nga Gabriela Mistral

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments