Poezia “Sonet Vdekje I” - Nga Gabriela Mistral

Nga vendi i akullt ku të kanë vendosur njerëzit

E ul trupin tënd në tokën e dielltë, të ngratë

Ata nuk e dinin se edhe unë gjithashtu duhet të fle në të

Dhe të ëndërroj në të njëjtin jastëk

Të vendos në tokën e dielltë, me

Kujdesin e ëmbël të një nëne për fëmijën e saj që dremit

Dhe toka do të jetë një djep i butë

Kur të presë trupin tënd të lënduar prej fëmije

Shpërndaj pjesëza toke dhe pluhur trëndafili

Në ajrin e hënës dhe pluhurin blu

Atë çka mbetet nga ty si një i burgosur

E lë duke kënduar hakëmarrjen time të dashur

Asnjë dorë nuk do të arrijë në thellësitë e errta

Për t’u zënë me mua mbi grushtin e kockave të tua

Poezia “Sonet Vdekje I”

Nga Gabriela Mistral

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti


Fotografia, Andre Quarante

Comments