Rëndësia e zhvillimeve teknologjike - PJESA 2: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?



Rëndësia e zhvillimeve teknologjike

PJESA 2: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?   

Nga Revista ARTSPER

 

Krahas marrëdhënies komplekse ndërmjet veprës së artit dhe shoqërisë, sot artistët po përdorin mjetet pamore të cilat janë në dispozicionin e tyre. Boja, mbështetësja apo materiali i skulpturuar varen nga niveli i zhvillimit të shoqërisë ku ata jetojnë. Të gjitha këto prekin të gjitha veprat e artit.

 

Për shembull, kur u shpik boja me tubet në mes të shekullit të 19-të, artistët filluan të pikturonin në mjedise të hapura. 20 vjet më vonë lindi Impresionizmi. Është mëse e arsyeshme të themi se, pa këtë shpikje, kjo lëvizje artistike mund të mos kishte ndodhur kurrë.  

 

Kohët e fundit, lidhja ndërmjet inovacioneve teknolgjike dhe krijimit artistik është edhe më e dukshme. Materialet e reja penetrojnë veprat e artit: përzierje plastike, metalike dhe polimere të të gjitha llojeve. Teknikat e reja krijuese gjithashtu: video, foto, printer 3D, krijimi nga një program kompjuterik, teknologjia e informacionit, realiteti virtual, etj.    

 

Rrjedhimisht, rëndësia e mjedisit social dhe teknologjisë në krijimin artistik është shumë i madh. Diçka e tillë nuk duhet mbivlerësuar, por as edhe të injorohet. Me këto evolucione ne mund t’i paraprijmë se si do të jetë e ardhmja e artit.

 

Rrjedhimisht, ne duhet të evidentojmë dhe prioritizojmë evolucionet kryesore të kohëve tona, njëherësh nga këndvështrimi shoqëror dhe teknologjik.

 

Si t’i identifikojmë evolucionet kryesore sot?

 

Tenedencat kryesore që qeverisin botën tonë janë të shumta: globalizimi, ndasitë komunitare, krizat mjedisore, zgjerimi i telekomunikacioneve, transhumanizmi, inteligjenca artificiale, lufta kundër padrejtësive sociale, seksuale apo fetare...

 

Sido që të jetë të gjitha zhvillimet teknologjike tashmë janë rrugës: realiteti virtual, printimi 3D, krijimi dixhital apo nëpërmjet algoritmeve, materialet novatore...

 

Deri diku duket e pamundur të parashikojmë se cilat nga këto zhvillime do të përcaktojnë më së shumti të ardhmen e artit. Gjithsesi ne ende mund të bëjmë disa parashikime.

 

Imazhi 1: Pamje nga ekspozita: Anish Kapoor, Descente dans les limbes, 2016, në të cilën artisti përdor teknologjinë “Vantablack”, e cila lejon krijimin e një të zeze e cila përthith 99.99% të dritës. 

 

Imazhi 2: Pamje e një artisti duke përdorur programin kompjuterik të pikturimit 3D “Tilt Brush”

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments