RRËNJËT LIRIKE TË TACHISME
RRËNJËT
LIRIKE TË TACHISME
Nëse flasim nga pikëpamja pamore, në terma të pranueshme,
të mbi-thjeshtëzuara, arti abstrakt ka anuar gjithmonë drejt dy pozicioneve
estetike, të cilat në dukje janë kontradiktore: gjeometrike dhe lirike.
“Katrori i Zi” (1915) i Kazimir Malevich është një përfaqësim i përsosur i
hershëm i abstraksionit gjeometrik. “Kompozimi VII” (1913) nga Wassily
Kandinsky është një përfaqësim i përsosur i krahut lirik.
Të dyja pozicionet janë në qarkullim prej agimit të arteve
pamore, dhe në kohë të caktuara ka pasur artistë të cilët janë marrë me eksplorimin
e të dyja llojeve të abstraksionit, si edhe shumë artistë të tjerë pozicionet
estetike të të cilëve i përziejnë të dyja, duke krijuar një spektër me pika të
pafundme ndërmjet.
Piktura 1, “Katrori i Zi” (1915), Kazimir Malevich
Piktura 2, “Kompozimi VII” (1913), Wassily Kandinsky
Burimi: https://www.ideelart.com/magazine/tachisme-art-movement
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.






Comments
Post a Comment