SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Hapja e një shtegu të ri për artin e performancës në Lindje

SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Hapja e një shtegu të ri për artin e performancës në Lindje

 

Shimamoto e përdori këtë theks mbi lirinë e krijmtarisë individuale për të eksperimentuar me pikturën dhe performancën. Shimamoto krijoi piktura nëpërmjet aksionit dhe hapi një shteg për artin e performancës në Lindje. Gjithashtu ashtu si Aubertin, Shimamoto ia la fatit disa nga veprat e tij, duke përqafuar shansin dhe duke hequr dorë nga kontrolli tracional. Për Shimamoto, interesi qëndronte tek ndërveprimi me vetë telajon. Akti i pikturimit u kthye në një performancë nëpërmjet krijimit të të çarave, vrimave dhe të prerave – një eksplorim i imët i kompozimit përtej manipulimit të thjeshtë të një sipërfaqe pikture.

 

Burimi: https://www.debuckgallery.com/shozo-shimamoto-gutai/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments