SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Kundër shtypjes artistike dhe politike
SHOZO
SHIMAMOTO DHE GUTAI: Kundër shtypjes artistike dhe politike
Sistemi postar i ngritur nga Lëvizja Gutai u kthye në një
pjesë të madhe të komunitetit Gutai. Dhe ndonëse kyçi ishte aderimi në besimet kryesore
të lëvizjes Gutai brenda komunitetit, Shimamoto dhe Gutai inkurajonin fuqimisht
individualitetin brenda grupit. Artistët avantgardë të kohës, anëtarët e Gutai
në Japoni, duke përfshirë edhe Grupin Zero në Gjermani, besonin se grupet
krijuese nxisnin rritjen krijuese individuale. Brenda Grupit Gutai, të ishe një
individ konsiderohej një mënyrë pohimi të lirisë, një aspekt tjetër kyç i lëvizjes:
liri nga lëvizja fashiste, liri nga rregullat e artit tradicional, liria për të
krijuar gjithçka me çdo kusht. Të intriguar nga shkatarrimi, Gutai mirëpriti të
gjitha mediumet dhe nuk kishte asnjë rregull. Ajo ishte një lëvizje e dedikuar
eksplorimit dhe ndjekjes së një krijmtarie tërësisht spontane, e cila luftonte
kundër shtypjes artistike dhe politike.
Burimi: https://www.debuckgallery.com/shozo-shimamoto-gutai/
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment