SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Një artist i fiksuar me aksionin/veprimin
SHOZO
SHIMAMOTO DHE GUTAI: Një artist i fiksuar me aksionin/veprimin
Shozo Shimamoto ishte një artist i fiksuar me aksionin. I
lindur në vitin 1923, ai punoi në Tokio, Japoni deri kur vdiq në vitin 2013. Shimamoto
la pas një trashëgimi mendimi të lirë, e cila frymëzoi një lëvizje arti të
quajtur – Gutai.
E themeluar nga Shimamoto në vitin 1954 në bashkëpunim me Jiro
Yoshihara, Gutai zgjati deri në vitin 1972, dhe ka qenë një nga shprehjet
artistike të para më radikale të pas-luftës në Japoni. Gutai sfidoi përkufizimin
tradicional të lindjes për artin dhe se si lidhej arti me trupin, kohën dhe hapësirën.
Nëse do ta zbërthenim fjalën, Gutai, Gu – do të thotë instrument, dhe Tai – do
të thotë trup, kthehet në një përfaqësim gjuhësor të saktë të lëvizjes së artit
të vitit 1950 në lidhje me veprën e Shimamoto-s. Veprimet fizike të Shimamoto-s
ishin kyçe për realizimin e artit të tij gjatë gjithë jetës së tij dhe kjo frymëzoi
të tjerë në atë kohë për t’u bashkuar me këtë lëvizje të mendimit të lirë. Në
thelb të besimeve të Gutai-t, ishte ekstremisht e rëndësishme të qenit të lirë
për të krijuar gjithçka me çdo kusht, shpesh duke i dhënë jetë artit nëpërmjet
shkatërrimit.
Burimi: https://www.debuckgallery.com/shozo-shimamoto-gutai/
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment