SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Njohja në nivel ndërkombëtar

SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Njohja në nivel ndërkombëtar

 

Përveç aftësisë për të menduar dhe krijuar në mënyrë të lirë, lëvizja Gutai mishëronte një mundësi për të fuqizuar lidhjet e paqshme ndërmjet kombeve nëpër botën e pas-luftës së Dytë Botërore. Anëtarët e lëvizjes Gutai e dinin se krijimet e tyre nuk do të shiheshin nëse ata vetë nuk do t’ia tregonin ato botës. Kështu, lëvizja Gutai kishte një qëllim më të madh: të njihej në nivel ndërkombëtar. Ata e arritën këtë duke filluar një publikim të titulluar “Gazeta Gutai,” e cila qarkulloi në nivel ndërkombëtar dhe filloi një pasion për artin me postë brenda grupit. Anëtarët e Gutai filluan t’a dërgonin me postë gazetën e tyre së bashku me “Kartolinat e Vitit të Ri.” Kartolinat, të referuara gjithashtu kolektivisht si ‘Nengajo’, ishin kryevepra të vogla të krijuara nga anëtarët e Grupit Gutai, duke përfshirë edhe Shimamoto-n. Këto kartolina postoheshin në të gjithë botën për të kapur vëmendjen, duke vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ekzistuese me pikturat si një objekt arti, dhe rindërtimin e idesë se çfarë mund të cilësohet si një hapësirë ekspozimi.  

 

Burimi: https://www.debuckgallery.com/shozo-shimamoto-gutai/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments