SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Shkatarrimi si akt krijimi

SHOZO SHIMAMOTO DHE GUTAI: Shkatarrimi si akt krijimi

 

Duke përzier metodat tradiocionale me të tijat, Shimamoto e përdori trupin e tij si një instrument për të krijuar vepra duke ushtruar forcë ekstreme gjatë lëshimit të shisheve prej xhami dhe plastike të mbushura me bojë tek një telajo masive shpesh të përhapur në dysheme përballë një audience. Këto veprime e kthyen realizimin e veprave të tij të artit në art performativ. Pikturat u kthyen në rekorde veprimi, duke i shtyrë pikturat e Shimamoto-s përtej abstraksionit dhe në diçka më shumë. Në mënyrë të qëllimshme, Shimamoto i dha jetë pikturave të tij nëpërjet vetë vetes së tij. Shimamoto eksperimentoi gjithashtu me forcë kundër sipërfaqes së pikturës, duke integruar të çarat, vrimat dhe të prerat e mësipërme në kompozimet e tij siç nuk ishte bërë askush tjetër më parë. Shkatarrimi i perceptuar u kthye në një pjesë të madhe të krijimit për Shimamoto-n, si edhe për performancat e lidhura me krijimin e çdo vepre.

 

Burimi: https://www.debuckgallery.com/shozo-shimamoto-gutai/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments