SI E KANË TRANSFORMUAR TREGUN E ARTIT NFT-TË? - Revolucioni në tre nivele i sjellë në tregun e artit nga NFT-të

SI E KANË TRANSFORMUAR TREGUN E ARTIT NFT-TË?

Revolucioni në tre nivele i sjellë në tregun e artit nga NFT-të

 

Nga Revista ARTSPER

 

Të krijuara në vitin 2017, Shenjat e pakëmbyeshme (NFT-të), pushtuan botën e artit, veçanërisht artin dixhital. Por si e ka revolucionarizuar ky dimension tregun e artit NFT? Dhe përse kanë gjeneruar NFT-të kaq shumë spekullim, të gërshetuara me një fatkeqësi ekologjike?

 

NFT-të dhe unikaliteti: Një parim themelor

Për të kuptuar tregun e artit NFT, në fillim ne duhet të kuptojmë se çfarë janë shenjat e pakëmbyeshme. “E këmbyeshme” është një fjalë e specializuar në financë dhe ekonomi, që do të thotë: “e lehtë për t’u këmbyer apo tregtuar për diçka tjetër të së njëjtës lloj apo vlerë”. Gjërat e pakëmbyeshme nuk janë të mundura të këmbehen. Për shembull, një fotografi e Oqeanit Atlantik është e këmbyeshme, ndërsa vetë oqeani është unik dhe absolutisht i pakëmbyeshëm. Veprat NFT funksionojnë mbi këtë parim: për të propzuar një objekt unik që nuk është i shkëmbyeshëm me diçka të ngjashme.

 

Tregu i artit NFT, një revolucion në botën e artit

Ndonëse përmbajtja dixhitale është në thelb e dublikueshme, NFT-të ia kanë dalë të numërojnë dhe ta bëjnë çdo vepër unike. “Token/shenja” në NFT përfaqëson një shumë specifike burimesh dixhitale që dikush mund të zotërojë, shesë, apo tregtojë. Për herë të parë, veprat dixhitale mund të bëhen më të rralla dhe të marrin një çertifikatë autenticiteti. Kështu, u bë e mundur shitja e veprave dixhitale si origjinale. Falë këtij sistemi, NFT-të sollën një revolucion në tre nivele në tregun e artit. E para, për artistët dixhital, të cilët më në fund gjetën një mënyrë që të paguheshin për veprat e tyre. E dyta, bota e artit, sepse blerja e artit është bërë më demokratike. Dhe në fund, për tregun global, sepse një treg paralel ka hapur dyert e saj për koleksionistët dhe rishitësit e artit. Tregu i artit NFT, i cili deri kohët e fundit ka pasur një legjitimitet të limituar, tani është rritur në mënyrë eksponenciale.

 

Fenomeni shpërthyes i NFT-ve

Vetëm në 2 vite, impakti i NFT-ve ka rritur vlerën e tregut të artit dixhital me një faktor prej 10. Deri në vitin 2020, NFT-të u ngritën, duke gjenruar deri në 10 milionë dollarë në ditë deri në vitin 2021. Veprat e para dixhitale që do të kapnin titujt e lajmeve ishin ‘9 CryptosPunks’ nga Larva Labs, e cila u shit për 16 milionë dollarë. Më pas, ishte rradha e Beeple për të thyer të gjithë rekordet në shkurt 2021. ‘Everydays: the last 5000 days’ u shit për 69.3 milionë dollarë në një ankand të Christie’s. Më pas, në nëntor, Beeple krijoi skulpturën e parë 3D NFT, ‘Human One’, e cila u shit thuajse për 29 milionë dollarë.

 

Në të njëjtën kohë, NFT-të po marirn edhe kryeveprat klasike. Në maj 2021, Galeria Uffizi në Firence bashkëkpunoi me Cinello, një kompani IT që riprodhon kryeveprat e artit dixhital, për të ripodhuar dhe shitur kopjen e parë dixhitale të pikturës së Michelangelo-s, ‘Doni Madonna’. Kjo pikturë NFT u ble për 140,000 dollarë. Megjithatë, vepra NFT më e shtrenjtë sot është ‘The Merge’ nga artisti dixhital, Pak. Ajo u ble nga 28,983 njerëz, për një vlerë totale prej 91.8 milionë dollarë.

 

Arti NFT-ve dhe spekullimi: Një inovacion me peshë

Edhe nëse NFT-të kanë lejuar artin dixhital për të hapur një botë të re, ai është gjithashtu një treg që peshon shumë mbi ne, veçanërisht mbi mjedisin. Kur ne themi NFT, ne nënkuptojmë kriptomonedha, ne nënkuptojmë kompjutera, ne nënkuptojmë linja shumë, shumë, shumë komplekse kodesh. Dhe fatkeqësisht, këto puzzle dixhital konsumojnë sasi astronomike energjie elektrike. Për shembull, artisti dixhital, Memo Akten, ka llogaritur gjurmët e karbonit të një NFT-je tipike. Rezultati është marramendës: ai kërkon të njëjtën sasi mujore të energjisë elektrike të një banori mesatar në BE. E njëjta gjë vlen për kriptomonedhën Ethereum, e cila konsumon po aq shumë energji elektrike sa madhësia e Libisë. Është një nivel i konsumimit të energjisë elektrike të cilën bota nuk mund ta përballojë që të zgjerohet më tej apoqë të shpërdorohet.  

 

A ka përfunduar festa për tregun e artit NFT?

Nëse arti NFT ka arritur majat, kjo është për shkak se ajo ka joshur shumë investitorë dhe artistë. Ajo hapi dyert për një treg të ri arti dhe ka bërë të mundur spekullimin e veprave dixhitale të artit. Shumë specialistë i druheshin një flluske spekullative, e cila shpërtheu në maj 2022. Ndonëse, çmimi i NFT-ve arriti pikun në gusht 2021, ajo kishte një vlerë 10 fish më të ulët në korrik 2022. Si do të jetë e ardhmja? Është ende shumë e vështirë për t’u parashikuar.  



 

Imazhi 1: Pikturë abstrakte duke shpërthyer, Erick Butler

 

Imazhi 2: Tggle!, Arthur Mazi

 

Imazhi 3: Mëngjeset e qeta, 2021, Black Kathryn

 

Imazhi 4: Gjiri i Meksikës, NASA, Shtetet e Bashkuara

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/nfts-art-market/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments