Si lidhen këto kujtime me veprën tuaj?

Si lidhen këto kujtime me veprën tuaj?

Chiharu Shiota, Artiste Bashkëkohore Japoneze

 

Kujtesa është diçka të cilën ne nuk mund ta prekim apo shohim, por ajo është shumë e fortë...Për shembull, për instalacionin tim “Dialog nga ADN-ja”, unë po mblidhja këpucë dhe i kërkova pronarëve të tyre të shtonin shënime duke shpjeguar kujtimet e tyre të lidhura me ato këpucë: një takim të parë, dasma, një udhëtim në Evropë, koncerti për piano i vajzës. Kur unë po lexoja këto shënime personale të këtyre të huajve, unë mund të shihja ekzistencën e tyre brenda objektit. Unë i grumbullova të gjitha këto ndjenja dhe kujtime me fije në një pikë të vetme. Por “Unë diku tjetër” është shumë më personale për mua sepse unë kam përdorur një derdhje të vetë këmbëve të mia.  

 

Burimi: https://the-talks.com/interview/chiharu-shiota/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

Comments