STILI NDËRKOMBËTAR - Arkitektura e Lëvizjes Moderne / Arkitektura amerikane “jo zyrtare”

STILI NDËRKOMBËTAR

Arkitektura e Lëvizjes Moderne / Arkitektura amerikane “jo zyrtare”

 

Nga THE ART STORY

 

Përmbledhje e “Stilit Ndërkombëtar”

Sot kur njerëzit flasin për “arkitekturën e lëvizjes moderne,” zakonisht ata i referohen Stilit Ndërkombëtar (International Style) – veçanërisht çeliku, xhami vezullues dhe format prej betoni të ndërtesave të saj të famshme. Më shumë një lëvizje se sa një estetikë e pastër, Stili Ndërkombëtar u shfaq në Evropë pjesërisht si një përgjigje ndaj kataklizmit të Luftës së Parë Botërore dhe ngjarjeve të lidhura me të. Përdorimi i saj në strehimin e pas-luftës i dha famë si një simbol i progresit social dhe industrial, dhe jo për çudi, Stili Ndërkombëtar shpesh i bënte johonë grupeve të majta politike. Përballë kundështive nga regjimet totalitare në vitet 1930, shumë nga ithtarët evropianë të Stilit Ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara, ishte zgjerimi ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore lejoi lulëzimin e saj, veçanërisht në ndërtimin e qiejgërvishtësve.       

 

Kjo, së bashku me rritjen e komunikimit të shpejtë ndërkontinental të pas-luftës, i lejoi asaj të kthehej në një arkitekturë me të vërtetë globale. Por paaftësia e mbështetësve të Stilit Ndërkombëtar për të zgjidhur problemet sociale siç kishin shpresuar themeluesit e saj, të gërshetuara me monotoninë e saj formale të ngurtë, promovoi shumë arkitektë në vitet 1960 për të kërkuar drejtime të reja dizenjimi të reflektuara në shoqërinë gjithnjë edhe më diverse, të komercalizuar dhe post-industriale. Ndonëse pak arkitektë sot e quajnë veten si mbështetës të Stilit Ndërkombëtar, një numër po aq i vogël thonë se ata nuk janë influencuar prej saj.  

 

Idetë dhe arritjet kyçe

Stili Ndërkombëtar shpesh mendohet si “arkitektura e epokës së makinerisë,” e cila simbolizonte për shumë kristalizimin e modernizmit në dizenjimin e ndërtesave. Kjo u bë veçanërisht e vërtetë pas Luftës së Dytë Botërore, pas lulëzimit ekonomik të pas-luftës së ndërtimeve e kthyen Stilin Ndërkombëtar në një lloj arkitekture amerikane “jo zyrtare”.  

Shpesh e quajtur arkitekturë “minimaliste”, ndërtesat e Stilit Ndërkombëtar ishin të mirënjohura për mënyrën e zhveshjes së ornamenteve të huaja, të jashtme nga struktura, duke çuar në një mjegullim esktrem të hapësirave të brendshme dhe të jashtme, ekpozimi i ndërtimit të godinave me ndershmëri të pazbukuruar dhe glorifikimi i materialeve industriale moderne: kryesisht, çelik, beton, dhe xham.  

Stili Ndërkombëtar ishte një nga lëvizjet e para arkitekturore që fitoi famë dhe u adoptua pa ekuivoke në çdo kontinent. Ajo u kthye në një simbol global të modernitetit përpara dhe pas Luftës së dytë Botërore, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Azi, ku kombet ndjenë një dëshirë të zjarrtë për t’u industrializuar dhe konkurruar politikisht dhe ekonomikisht me fuqitë tradicionale në Evropë dhe Amerikën e Veriut.  

Termi “Stil Ndërkombëtar” ishte dhënë në vitin 1932 nga një ekspozitë arkitektësh evropianë në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, e kuruar nga Henry-Russell Hitchcock dhe Philip Johnson për të përshkruar karakterin e ndërtimit të pastër në termat e materialeve dhe hapësirës, virtualisht pa asnjë referencë ndaj dimensionit sociopolitik, siç ishte theksuar në Evropë. Kjo diferecoi Stilin Ndërkombëtar ndërmjet kuptimit të saj në Evropë përkundrejt Shteteve të Bashkuara.

 

Artistët kyç

Le Corbusier, Walter Gropius, Ludwig Mies van der Rohe, Eero Saarinen.

 

Burimi: https://www.theartstory.org/movement/international-style/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments