TË KUPTOJMË “DALLGËN E MADHE” TË HOKUSAI-T - Interpretimet e shumëfishta


TË KUPTOJMË “DALLGËN E MADHE” TË HOKUSAI-T

Interpretimet e shumëfishta

 

Hidhini një sy “Dallgës së Madhe”...Me shumë mundësi ju do ta keni parë atë disa herë. Por vëmë bast që ju nuk e keni vëzhguar kurrë me të vërtetë! Edhe pse në dukje e thjeshtë, ajo është në fakt mrekullisht komplekse.    

 

Për shembull, a e keni vënë re se deti dhe qielli marrin përkatësisht gjysmën e veprës? Dallga që po rrotullohet formon një rreth, qendra e së cilës është ne mes të telajos. A nuk ju kujton kjo Yin dhe Yang? Kështu, kjo vepër është një evokim direkt i parimeve taoiste dhe budiste. Me fjalë të tjera, ne shohim një hapësirë të përbërë nga dhuna dhe brutaliteti, e cila kontraston me qetësinë e paqshme të qiellit: ndoshta një metafor e dualitetit njerëzor.  

 

Të tjerë e kanë parë atë si një dorë të frikshme apo madje edhe si një dragua. Kjo teori ka qenë me shumë të ngjarë sepse disa vite më parë Hokusai kishte pikturuar manga fantazmike. Artisti është i mirënjohur për veprat e tij fantastike dhe ka ngjashmëri stilistike të dukshme ndërmjet dallgës dhe disa prej krijesave të hershme të Hokusai-t.

 

Në fund, shihni se si thyhet dallga më e madhe...Secili fund i dallgës merr vetë formën e dallgës. Në këtë kompozim kemi një referencë të dukshme ndaj pafundësisë...

 

Imazhi 1: Pamje të parimit të Yin dhe Yang tek “Dallga e Madhe” nga Hokusai

 

Imazh 2: Manga e Hokusai-t, gjysma e parë e shekullit të 19-të

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-hokusais-the-great-wave/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

Comments