Ti je vetvetja ime - Rinush Idrizi

Ti je vetvetja ime

Ti
Nuk mund te hysh
Ne poezi
…as si grua
…as si nene
…as si instikt
Ti
Mund te hysh
Ne poezi
Si
Nje monolog
I shpirtit tim
Si
Nje trishtim
I mendimit
Te shperfillur
Si
Nje rrefim i ndjenjes
Se vetevrare
Si
Nje pasion
I stermundimit
Te endrres
Si
Nje zgjim
I nervave
Te burgosura
Ti
Mund te hysh
Ne poezi
Vetem
Si jeta e nje vetveteje
Si lindja dhe vdekja ime
Si
Nje une i cuditur
I pafajshem
Rrugac e i mire
Aspak i strehuar ne hijen e dyshimit…
Ti je vetvetja ime
Rinush Idrizi
Botimet Onufri, 2018
Video via @egamberdiev.sh

Comments