Unë kam vizatuar që në moshën 6 vjeçare. GJITHÇKA KAM BËRË PARA MOSHËS 65 VJEÇARE NUK IA VLEN TË LLOGARITET.

“Unë kam vizatuar që në moshën 6 vjeçare. GJITHÇKA KAM BËRË PARA MOSHËS 65 VJEÇARE NUK IA VLEN TË LLOGARITET. Në moshën 73 vjeçare, fillova të kuptoja ndërtimin e vërtetë të kafshëve, bimëve, pemëve, zogjve, peshqve dhe insekteve. Në moshën 90 vjeçare, fillova të hyja në sekretin e gjërave. Në moshën 110 vjeçare, gjithçka – çdo pikë, çdo vizë – do të jetojë. Për të gjithë ju që do të jetoni po aq gjatë sa unë, ju premtoj se do ta mbaj fjalën time. Këto po i shkruaj në moshë të thyer; dikur e quaja veten Hokusai, por sot po nënshkruaj për vetveten me “PLAKU I ÇMENDUR I VIZATIMIT.” - Hokusai

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments