FAHRELNISSA ZEID: SKULPTURAT “PALÉOKYSTALLOS” - Të bëra nga kocka pulash të pikturuara


FAHRELNISSA ZEID: SKULPTURAT “PALÉOKYSTALLOS” 

Të bëra nga kocka pulash të pikturuara

 

Martesa e saj në një familje mbretërore irakiane bëri që ajo të lëvizte brenda skaloneve të larta të shoqërisë. Misionet diplomatike të të shoqit, Princi Zeid bin Hussein, e lejoi atë që të përzihej me një gamë magjepsëse njerëzish, duke përfshirë Hitlerin (sipas legjendës thuhet se ata diskutonin për artin kur bashkëshorti i saj ishte ambasador në Gjermani). Grushti ushtarak në Irak në vitin 1958, që rezultoi në vrasjen e familjes së Princit Zeid, çoi në një ndryshim drastik të rrethanave të saj dhe të bashkëshortit të saj, të cilët në atë kohë jetonin në Londër. Ishte në këtë kohë kur ajo filloi të krijonte skulpturat “paléokystallos”, të bëra nga kocka pulash të pikturuara, të cilat ajo i derdhte në rezinë.   

 

Burimi:

https://www.theartnewspaper.com/2017/06/11/fahrelnissa-zeid-the-modern-turkish-artist-who-walked-on-her-canvases

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments